Blerta Deliu tregon se çka u diskutue në mbledhjen e PDK’s

Deputetja e PDK, Blerta Deliu, mbas takimit të kryesisë së PDK’s ka thanë, se ka qenë në nji mbledhje e rregullt ku asht diskutue për procesin e zgjedhjeve lokale.

Ajo nuk ka tregue nëse asht folë për emna konkretë për kandidatë për kryetarë të komunave, por ka thanë se ka me pasë kandidatë të ri dhe se ka me u vazhdue me disa nga kryetarët, të cilët janë tregue të suksesshëm.

Po ashtu, Deliu ka thanë se PDK ka me garue me platformë ma të mirë, ku edhe, simbas saj, ka me dalë si partia e parë.