Blushi ja thotë n’sy Ramës: Jam këtu të marr n’dorë fatin e PS!

Gjatë fjalës së tij të sotme në Kongresin e PS, Ben Blushi, rivali kryesor i Edi Ramës mbrenda partisë e sfidoi hapun kryeministrin që të garojë në zgjedhje ndaj tij.

Blushi mjati nji fjalim të gjatë dhe tepër kritik nga mënyra së si po qeveris Partia Socialiste.

“Sot kemi ardh këtu për të marrë në dorë fatet e kësaj partie”, e nisi fjalën e tij Blushi.

Qe çfarë tha ma tej deputeti:

Sot jam në këtë kongres si i barabartë mes të barabartëve. Jemi pronar të një prone të perbashkët.

Ka një shumicë të heshtur brenda nesh, që pret të çlirohet.

Asht një zemër e zënë rob nga një Grusht.

Do t’i japim mundësinë kësaj shumice, të flasë, të votoje dhe të shprehet me zë të lirë.

Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë që ta pranojë atë si shumice, apo si pakicë, pa zgjedhje.

Një pakicë po emëron kryetarët e organizatave, kongresin, asamblenë, deputetet, qeverinë. Po nxin lirinë, po merr peng gjithë partinë.

Nëse kjo Parti ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS.

Për këtë parti nëse do zgjedhje apo mbledhje je armik, në se do zgjidhje je dy herë armik.

Nëse do punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik.

Nëse do që në PS mos të ketë kriminelë je miku i armikut.

Në PS sot nuk mund të jesh nëse nuk mund të kesh.

Ky është kritieri, ky është misteri i kësaj pakice së shumicës.

Këto s’mund të jenë rregullat e një partie.

Linçimi nuk ka ardhur nga munegsa e mundëisve edhe e socialistëve, por nga arroganca, nga besimi delirant.

Kush e solli Partinë Socialiste në këtë deformim?

Ka vetëm një emër.

Ai është Edi Rama.

Ditën që ai erdhi në pushetet, PS pushoi së qenuri.

Rama ka marë një punë, për ta lënë partinë pa punë.

Nuk ka zgjedhje prej 7 vjetësh në PS, ky nuk është opinion por fakt.

Nuk është opinion por fakt se asnjë ndryshim statutor s’mund të ketë fuqi prapavepruese.

Nuk është opinion, është fakt, që në PS janë futur njerëz me precedentë penalë.

Fakt, taksat për të pasurit kanë mbetur të sheshta siç i kishte Saliu.

Shëndetësia falas që premtuam në vitin 2013, nuk është bërë.

Nuk kemi garantuar naftën pa akcizë si paramenduam

Kemi naftën më të shtrenjtë në rajon,e dhe pse jemi vend prodhues nafte.

Nuk kemi hapur dot 300 mijë vende pune siç premtuam.

Unë nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu, pa Saliun.

E ftoj Edi Ramën në zgjedhje.

Dua të qëndroj me ju në PS pa i ndryshuar parimt dhe pa e ndryshuar Partinë, por duke mbajtur parimet që kemi patur.