Bombë në Beograd, nji i vdekun!

Nji person i paidentifikuar asht vra sot rreth orës 12:38 mbasi e eksplodoi nji mjet shpërthyes në nji ambëltore në qendër të Beogradit, ban të ditun Ministria e Mbrendshme e Serbisë.

Policia ndodhet në vend të ngjarjes për të marrë vesh të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Nji zadhanës i Ndihmës së Shpejtë, Nada Macura i ka thanë Tanjugut se edhe ekipet e tyne ndodhen në terren.

Tragjedia ndodhi n’ambëltoren “Petkoviq”, kur persona të paidentifikuem kanë hy në këtë dyqan tue i largu klientet dhe pastaj aktivizuen mjetin shpërthyes.

Vendi ku ndodhi rasti asht nji dyqan i njohun i ambëlsirave në pronësi të ish-ministrit të Kulturës, Bratislav Petkovic.