Brexit, kështu reaguen fituesit Nigel Farage e Boris Johnson, përmendet edhe Shqipnia

Fituesit e referendumit krahas votuesve britanikë ishin kreu i Partisë për Pamvarësinë e Mbretnisë së Bashkueme Nigel Farage, i cili e konsideroi 24 Qershorin, Ditën e Pamvarësisë dhe konservatori ish kryebashkiaku Boris Johnson, i cili mendohet me qenë mbasardhësi i Cameron.

Të dy këta politikanë ishin udhëheqësit kryesorë të fushatës për daljen e Mbretnisë së Bashkueme nga BE’ja.

“Tashma mundemi me knue himnin tonë pa pasë pritë që Brukseli me na thanë çka asht e gabueme.” u shpreh Farage.

“U drejtohem miliona votuesve që votuen kundër daljes, veçanërisht të rijve, që mendojnë se ky vendim mundet me i izolue. E kundërta asht e vërtetë. Nuk kemi me ja kthye shpinën Europës, jemi pjesë e Europës dhe fëmitë, mbesat dhe nipat tanë i pret nji e ardhme e ndritun si europianë”, shtoi Johnson.

Fituesi tjetër asht Michael Gove, ministri i Drejtësisë, i cili ka qenë nji prej politikanëve që gjatë fushatës ka përdorë Shqipninë si shembull negativ të shteteve që aspirojnë me u anëtarësue në BE.

Ai përdori foto ku kallxohej prapambetja e Shqipnisë për me i paralajmërue qytetarët e tij se ç’mundet me pasue Britania nëse vende të tilla ja dalin me u anëtarësue dhe për me i bindë njerëzit me votue pro daljes nga BE’ja.

Rezultatet e referendumit kallxuen se Votuesit e moshuem britanikë ishin ata që votuen ma shumë për Brexit.