Britania çon tanke e trupa në kufinin rus

Britania ka vendosë me dërgue tanke, dronë dhe 800 trupa në Estoni, pranë kufinit me Rusinë.

Edhe Danimarka e Franca pritet me dërgue trupa dhe armatim.

Ky vendim vjen nji ditë mbasi Rusia zbuloi se qysh ka me qenë raketa ma e madhe bërthamore e ndërtueme ndonjiherë, Satan-2, në gjendje me shkatërrue nji shtet si Franca me nji goditje.

The Sun shkruen se po rritet tuta se presidenti rus, Vladimir Putin mundet me planifikue pushtimin e shteteve baltike, të cilat u shkëputën nga Rusia kur u shemb Bashkimi Sovjetik.

nintchdbpict000276508169

Mbasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Estonia, Letonia dhe Lituania i janë lutë NATO’s që me shtue praninë ushtarake në këtë rajon.

Përveç trupave, tankeve dhe dronëve, Britania pritet me afrue avionët Typhoon me rajonin e Detit të Zi.

Britania thotë se kjo ka me ofrue siguri për krejt rajonin, përfshi Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë.