Britania e nenshkruen Marreveshjen per Klimen. Çka ka me ba Trump?

4-paris-climate-corbis

Britania e Madhe e ka nenshkrue sot Marreveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike – marrevshje e nji randesie qe Presidenti Obama e vleresoi si historike ne perpjeket e njerezimit me pshtue planetin.

Nga ana tjeter, Presidenti i zgjedhun Donald Trump gjate fushates pat premtue se ka me terheq Ameriken nga kjo marreveshje e cila i detyron shtetet me limitue emitimin e dioksid karbonit deri ne ate mas sa mos me lejue qe Toka me u nxe ma shume se 1.5 grade te Celsit.

Kjo çashtje ishte edhe arsyeja e alarmit qe akademiku Noam Chomsky e ngriti vetem para dy ditesh, tue i ftue perfaqesuesit e shteteve me nenshkrue marreveshjen sepse jemi para apokalipsit!

Krejt bota po pret – çka ka me ba Trump!