Bruksel, policia ndjek kerrin me eksploziv n’udhë

Policia belge ka shti ndaj nji kerri në lagjen Molenbek dhe ka ftue njisinë për deminim, mbasi që vozitësi tha se në automjet ndodhej nji sasi eksplozivi.

Prokuroria federale belge dhe policia lokale tash për tash nuk janë prononcue lidhub me rastin, transmeton Reuters.

AP transmeton se fillimisht në rrugë policia kishte ndjeke nji automjet, mvas ndalimit të të cilit ka arrestue shoferin.

Mediat raportojnë se automjeti ishte me tabela gjermane.

“Kemi nxjerrë jashtë vozitësin dhe ai menjiherë na ka thanë se në automobil ndodhet eksploziv”, tha nji zyrtar i policisë për RTL e Belgjikës.