Brukseli përshëndet zgjedhjen e Veselit, kërkon shpejt formimin e Qeverisë

Bashkimi Europian ka përshëndet sot zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe bani thirrje për formim sa ma të shpejtë të Qeverisë, e cila, si thuhet, ka me punue në rrugën e integrimeve europiane dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

“Përshëndesim zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit, që asht hapi i parë drejt formimit të institucioneve mbas zgjedhjeve të mbajtuna në Qershor. BE kërkon nga shumica parlamentare me formue sa ma shpejt Qeverinë e re, në mënyrë me punue në reformat e domosdoshme, të cilat Kosovën ka me çue përpara në rrugën e saj drejt BE’s”, ka porosit zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic.

 

Shperndaje në: