Buja e ‘godet’ keq Veselin: Ka mision me shkatërrue PDK’n!

Shukri Buja sot u dorëhiq nga kreu i degës së PDK’s në Lipjan me shumë pakënaqësi që lidhen me moskandidimin e tij për deputet.

Ai i ka shkrue nji letër 5 faqëshe Kryetarit të PDK’s Kadri Veselit, tue i listue arsyet e dorëheqjes.

Simbas tij, ka mjaft shumë e që të gjitha lidhen me mosfutjen e tij në listë për deputet.

Madje, Buja e ka akuzue Kadri Veselin se ka mision shkatërrimin e PDK’s, tue i thanë se ai nuk asht servil.

‘Pse nuk u thirra nga ju z.Veseli për të më komunikue se nuk mund të më përkrahni, për të m’i dhanë arsyet? Apo s’ka arsye, që jam i bindun që vërtetë nuk ka. Ka mundësi që nuk ju pëlqej juve z.kryetar se nuk jam matrapaz, servil e dredhagji dhe mbase si pengesë për realizimin e misionit tuej, simbas meje të dyshimtë për shkatërrimin e PDK’s’, i ka shkrue Buja Veselit.

Buja ka shpreh gjithë këto pakënaqësi për moskandidim e gjithashtu ka arsyetue pse, simbas tij, ka dështue PDK.

Ai i ka numërue disa, siç i quejti ai, ‘goditje’ që ju dhanë PDK’s. Ndër to, ai përmend edhe kandidimin e Ramush Haradinajt për Kryeministër.

‘Zgjedhjet parlamentari i humbëm, dolëm partia e tretë nga partia e parë, si pasojë e nji vendimi tuej z.Veseli për koalicion me partitë AAK-Nisma, 50 me 50 kandidatë në listë, që nënkuptonte mbi 50.000 vota, sepse nuk ishin në listë 55 emna të autoriteteve të PDK’s.

Nominimi i zotit Haradinaj, ishte vendimi i dytë goditës që ndikoi në mosveprim të shumë militantëve të partisë.

Lista nga radhët e PDK’s ishte skandaloze, si vendim i tretë i gabuem.

Të gjitha këto vendime ishin jostatutare sepse koalicionet, nominimi për Kryeministër dhe lista kandiduese janë kompetencë vendimmarrëse e Kështillit Drejtues e jo e Kryetarit e as e Kryesisë’, ka shkrue Buja.

Ndërkaq, ai ka potencue faktin se në listën e PDK’s ishin Nënkryetarët e siç thotë ai, i humbën zgjedhjet./metro/