Buja: Kështu duhet me qenë Qeveria e re

Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thanë se Qeveria e ardhshme e vendit duhet të përbahet nga deputetët shqiptarë.

“Simbas meje  PAN s’i ka numrat. Por edhe nëse i ka ka me qenë nji qeveri e brishtë për Kosovën”.

“Qeveria duhet të përbahet nga deputetët shqiptarë, të jenë së paku 70 deputetë që të marrin vendime të randësishme”.

Kështu ka thanë Buja në Ballë për Ballë të Orës së Fundit në Klan Kosova.

Tutje Buja ka thanë se koalicioni me AAK dhe NISMA’n e ka damtue Partinë Demokratike të Kosovës.