Bunk’art 2 – Komunizmi i Shqipnise dhe çka i ban njeriu njeriut (video)

bunk'art2 - 1

Muzeun kushtue viktimave të terrorit komunist ja kemi boxh historisë, kush e shau, le ta qep gojën e le ta vizitojë”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipnise Edi Rama gjatë inaugurimit të “Bunk’art 2”.

Kurator i ketij muuzeu asht Carlo Bollino nderrsa përgjegjëse e kërkimit historik gazetarja Admirina Peçi.

bunk'art 2
Kryeministri Edi Rama e ka nis fjalën e tij me nji frazë të zgjedhun të ish-presidentit francez De Gaulle.

Ky Muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi, të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë, siç thoshte Gjenerali De Gaulle, por me dallime preferenciale, si tokë e djegur dhe e shkretë, ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës“.

Të kujtosh me sytë e mendjes nuk mjafton, por edhe shprehja larg syve larg zemrës në histori vjen si klithmë e akullt. Shkuam deri në mosbesim deri në mohim, në racionalizëm banal të historisë”.

Të kujtohesh me mendje nuk mjafton asnjëherë, të kujtohesh me zemër është akt intim, personal, por të kujtosh me vërtetësi është të kujtosh me sy. Ta rijetojë atë, ndaj ky bunker të dashur miq, është hyrja në të parin memorial, deri më sot i konceptuar dhe i ngritur me themelet, me zemër dhe me sy ndaj viktimave të terrorit komunist. Ndaj për secilin që ka folur në hava se ky është një bunker për të risjellë në formë shprehje nostalgjie, dhunën e të kaluarës përmes të qëndruarit në sheshin sipër, ka detyrim moral të vijë ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 vjetëve kanë një hapësirë t’u flasin njerëzve, drejtpërdrejt, jo përmes të tretëve, jo përmes kujtimeve,librave debateve, por fizikisht, sy më sy”.