Burgoset ‘Miss Bosnja’: Për të bahej ‘luftë’

Slobodanka Tosic, seksi dhe provokuese, titulli i “mbretneshës” së vendit të saj dhe nji vajzë kopertine për “Playboy”.

29-vjeçarja asht dënue për pjesëmarrje në nji pritë të organizuem nga nji “kumbar”, i dashuni i saj, për me vra nji ish të saj, njikohësisht rivali i tij.

Por, Slobodanka Tosic, konsiderohet edhe si nji femën që ka aftësinë me i “tranue” bosët e krimit.

Pak ditë ma parë, ajo asht dënue me dy vite e gjysë burg mbasi akuzohet se i ka ngritë nji kurth ish të dashunit të saj dhe bosit të krimit, Djordje Zdrale, në nji përpjekje për me egzekutue atë. E tana ishte organizue nga Darko Elez, nji tjetër bos i krimit, aktualisht i dashuni i 29-vjeçares.

slobo4