Business Insider: Berberi shqiptar i Luftës së Parë Botnore

Nji muej mbasi nji serb i Bosnjes vrau Dukën e Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand dhe gruen e tij, Sofian, dukeshën e Hohenbergut në Sarajevë, Perandoria Austro-Hungareze i shpalli luftë Serbisë, tue e nisë Luftën e Parë Botnore.

Vrasja e Ferdinandit përhapi luftë. Nji luftë që kishte me zgjatë pesë vjet dhe kishte me jau marrë jetën mbi 10 milionë personave.

Më 28 Qershor 1919, shtetet udhëheqëse nënshkruen Traktatin e Versajës, tue i dhanë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botnore dhe tue nxitë nacionalizmin gjerman, me në krye liderin nazist Adolf Hitler.

E portali amerikan Business Insider ka sjell në memorje këtë luftë me anë të fotografive. Në mesin e shumë fotografive të publikueme nga Business Insider, ka nxanë vend edhe nji e frontit shqiptar të luftës.

“Ushtarët mundeshin me shpenzue shumicën e kohës së tyne në kanal. Këtu, nji ushtar merr nji premje flokësh nga nji berber në frontin shqiptar”, shkruen Business Insider.