Cameron, Merkel e Hollande folin me Putinin për Sirinë

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, pritet që nesër me bisedue nepërmjet telefonit me liderat e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, për armëpushimin në Siri.

Nji zadhanëse e zotit Cameron tha se kjo bisedë telefonike do të jetë mundësi për kembim të qendrimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Zyra e Cameronit tha se Britania, Franca dhe Gjermania duhet t’ja bajnë të qartë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se armëpushimi në Siri duhet të respektohet me qellim “që të hapet rruga për tranzicion të vërtetë politik” në Siri.

Marrëveshja e ndjeshme e armëpushimit ka hy në fuqi javën e kalueme dhe praktikisht asht ndalja e parë madhore e armiqësive në luftën pesëvjeçare në Siri, nga e cila janë vra me se 270 mijë njerëz.

Marrëveshja për armëpushim asht ndërmjet forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që mbështetet nga Rusia, dhe grupeve opozitare.

Në marrëveshje nuk përfshihen grupet terroriste, si janë Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, i ndërlidhun me al-Kaidën.