Pse e cenzuruen reklamen e modeles super-seksi Bar Rafael?

Modelja Bar Rafaeli njihet për bukurinë e saj. Por, kur asht vetëm me të mbrendshme, mundet me qene “e rrezikshme”.

“Second Broadcasting Authority for Television and Radio”, autoriteti i kontrollit të televizionit izraelit, e ka ndalue transmetimin e reklamës, në të cilën Rafaeli shfaqet me kostum te lamjes “Hoodies”.

Simbas gazetës izraelite, “Times of Israel”, në pamjet e reklamës, shfaqen disa pjesë të trupit të modeles së njoftun, që e bajnë videon shumë seksi për me u shfaqë në TV.

Në veçanti, autoritetet kanë censurue skenat në të cilat shfaqet modelja, simbas tyne “plotësisht nudo”, tue mos qenë e përshtatshme për nji publik ma te gjanë.

Por, edhe mbas heqjes së skenave nudo, reklama mundet me u shfaqë veç mbas orës 22:00 të mbramjes, për me shmang arritjen e saj te fëmit.