Chomsky: Zgjedhja e Trump’it ka me na çue drejt katastrofes globale!

noam chomsky

Linguisti dhe filozofi i famshem amerikan Noam Chomsky ka alarmue se Partia Republikane e Amerikes asht sot  “organizata ma e rrezikshme ne krejt historine e njerezimit”, per shkak se po e mohon se ndryshimet klimatike jane rrezik per boten dhe presidenti i zgjedhun Donald Trump nuk asht gati me nenshkrue marrevshjen per adresimin e kesaj çashtje.

Ne komentet e tij mbas zgjedhjeve te fundit, Profesori Chomsky tha se me gjase njerezit e kane planifikue qe “çashtjes ma te randesishme ne historine e tyne….me ju pergjegje tuj e akcelerue garen qe na çon ne katastrofe”.

Zoti Trump menjihere e ka emnue nji refuzues te ndryshimeve klimatike me udheheq Agjencine e Mbrijtjes se Mjedisit (Environmental Protection Agency – EPA), dhe njerez tjere qe jane te afert me industrine e shfrytezimit te energjise nga fosilet.

Tuj fole ne website’in Truthout, Profesori Chomsky kujtoi raportin e World Meteorological Organization (WMO), ku thuhet se pese vitet e fundit jane vitet ma te nxehta ne histori dhe se niveli i detit po ngritet dhe akulli ne pole po shkrihet si efekte te ndryshimeve te thella klimatike ne bote.

Zgjedhjet e 8 Nandorit i kane dhane Partise Republikane te Amerikes kontrollin total mbi Qeverine Amerikane dhe kjo domethane  se tash kjo parti asht ba  “organizata ma e rrezikshme ne historine e njerezimit”, tha ai.

“Fraza e fundit mundet me ju duke e teprueme, bile e rande. Por a asht keshtu? Faktet flasin diçka tjeter. Partia asht e vendosun qe sa ma shpejte asht e mundun me shkaterrue jeten e organizueme njerezore. Nuk ka kesi precedenti ne histori”, tha Profesori Chomsky./ The Independent