Çitaku – Dacic’it: Jemi krenarë që na nuk kemi mbasardhës të Milosevic’it

Mbas akuzave të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, se në Kosovë Serbia nuk ka krye gjenocid, i asht përgjigjë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo ka thanë se Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj janë të lumtun që nuk janë mbasardhës të Milosevic’it e Karadjic’it.

“Jemi krenarë që na nuk kemi mbasardhës të Milosevic’it. Por, kemi njerëz të cilët kanë luftue kundër regjimit të Milosevic’it dhe Karadjic’it…..”, ka thanë ndër të tjera Çitaku.