Çitni sodë buke n’krevet dhe keni me u habitë nga rezultatet!

Në këtë artikull keni me pa nji metodë të pastrimit që padyshim se ka me ju përmirësue kualitetin e gjumit. Kjo metodë asht krejtësisht natyrale dhe shumë e lirë për kah çmimi.

Për këtë metodë të mahnitshme ju duhet veç sodë buke. Por, nëse dëshironi me lehtësue gjumin mundeni me i shtue edhe vaj thelbësor.

Pamvarësisht se e pastroni shtratin rregullisht, mas performimit të këtij truku keni me kuptue se sa i ndytë ishte ai dhe padyshim që keni me u tronditë nga rezultatet!

Ekspertët shpjegojnë se shtrati në të cilin flejmë asht ambient i përsosun për grumbullimin e mikrobeve dhe ndytësinave. Prandaj, asht tejet e randësishme për ju që me mbajtë mend se duhet me pastrue atë rregullisht.

Por, qysh me pastrue shtratin?

Veç kqyreni videon e maposhtme dhe keni me pa se sa e lehtë asht kjo procedurë. Hapi i parë asht me pastrue me thithëse elektrike shtratin dhe mandej me hedhë sodë buke.

Thithësja elektrike ka me heq krejt pluhnin, përderisa soda e bukës ka me i shkatërrue bakteret. Mbas kësaj, krevetin mundeni me spërkatë me ujë dhe disa pika vaji nga përzgjedhja juej.