Civil: Falje e turpshme – Ivanov largohu!

Civil-logo

Qendra për liri CIVIL ka kritiku vendimin e Ivanov që firmosi faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve asht ngrit procedurë hetimore si dhe për nji politikan i cili asht tue vuejt denimin me burg.

Nga Civil i bajnë thirrje Ivanovit për të shpjegu qendrimin se kriza në vend asht “interes i dikujt tjetër”.

“Gjorge Ivanov proklamoi se ka dorëzu akt të përgjithshëm për të ndërpre të gjitha procedurat penale kundër individëve nga pushteti dhe opozita, gjoja si mënyrë për të dalë nga kriza politike, tue pohue se ai nuk mund “të lejojë në mandatin e tij atë që po i ndodh Maqedonisë.

E, ç’asht ajo që po i ndodh Maqedonisë në shtatë vitet e fundit, në të cilat Ivanov e ka okupue karrigen presidenciale?”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.