Çka i kerkoi Ilir Dedes në hollin e Kuvendit Kadri Veseli? (video)

Mbas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni PAN nuk i kishte numrat për me zgjedhë Kadri Veselin Kryeparlamentar, ky i fundit i asht ofrue deputetit të “Alternativës”, Ilir Deda.

Veseli me Deden janë pa tue bisedue në hollin e Kuvendit nga kamera e Televizionit Rrokum.

Zëri, ka kontaktue me deputetin Ilir Deda i cili tha se me Veselin kane bisedue vetëm për situatën e paqëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi bisedue për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës”, ka thanë ai, tue shtue se nuk ka pas ndonji kërkesë, ka pasë vetëm shkëmbim të mendimeve.