Çka ka me ndodhë nëse zoja Clinton nuk mundet me vazhdue?

“Në lidhje me nivelin e sëmundjes nuk dimë asgja saktësisht, mirëpo siç doket ajo po shnoshet në shtëpi dhe jo në spital, prandaj në kushtet ma të mira mund të thuhet se koha ma e shkurt për përmirësimin e saj asht tre ditë dhe deri në forcimin e plotë ka nevojë për nji javë”.

Por, pyetja që shtrohet këtu asht kjo: që nëse zoja Clinton, për shkak të kësaj sëmundje, nuk ka me mujt me vazhdue fushatën elektorale, atëherë çka ka me ndodhë?! Nji gja e tillë asht e papame në historinë e Amerikës. Asnji kandidat i zgjedhjeve presidenciale nuk asht largue nga fushata elektorale mbasi asht shpallë zyrtarisht kandidat nga ana e të dy partive kryesore republikane dhe demokrate, si dhe para organizimit të zgjedhjeve.

Mirëpo, nëse ndodhë nji gja e tillë, në bazë të statusit të Partisë Demokrate, vendimi në lidhje me zavendësimin e kandidatit merret nga organi ma i naltë vendimmarrës në parti, don me thanë nga Komiteti Kombëtar. Kryetari i partisë duhet të thirr nji mbledhje speciale dhe kandidati i ri zgjedhët në bazë të votës së shumicës së anëtarëve të komitetit që janë mbi 200 anëtarë. Simbas autoriteteve të nalta të partisë, nji skenë e tillë asht e mundshme vetëm në kohën kur vet zoja Clinton të marrë vendim për me u largue nga fushata elektorale që aktualisht nuk ka kurrfarë sheje në këtë drejtim.

Mirëpo, nëse supozojmë se ka me ndodhë nji gja e tillë, tre persona mund të paraqiten si kandidatë të Partisë Demokrate, Berny Sanders, rivali kryesor i zojës Clinton në zgjedhjet mbrenda partiake, Joe Biden, zv/presidenti aktual i Amerikës dhe Tim Kaine, të cilin zoja Clinton e ka zgjedhë për zavendës të saj.