Çka kishte thanë Trump për Zojën Hillary në vitin 2008?

Mediat amerikane e kanë gjetë nji intervistë të Donald Trumpit nga viti 2008 ku ai flet vetëm fjalë të mira për kundërshtaren e tij, Hillary Clinton dhe bashkëshortin, Bill.

Trump, kandidat i Republikanëve në zgjedhjet presidenciale të së Martës, në nji intervistë për televizionin NY1, falënderon çiftin Clinton.

“Bill Clinton ka qenë president i mirë, Hillary Clinton asht grue e mirë dhe e madhe”, ka thanë ai.

Simbas intervistës të vitit 2008, Hillary gjithashtu asht “grue e mrekullueshme, e mençun dhe person i mirë”.