Çka po ndodh në Venezuelë? (video)

Nji kërkim asht tue u zhvillue në Venezuelë për 10 burra që ikën me armë mbas nji sulmi në nji bazë ushtarake, thotë Presidenti Nicolás Maduro.

Sulmi në qytetin verilindor të Valencias u krye nga 20 vetë, tha ai. Dy u vranë, nji u plagos dhe shtatë u arrestuen.

Ma parë, nji video e postueme në mediat sociale tregoi burra me uniformë tue thanë se po ngriheshin kundër nji “tiranie vrasëse”, transmeton Rrokum.TV

Përkundër incidentit, situata duket të jetë e qetë në vend.

Në televizionin shtetnor, Z. Maduro përgëzoi ushtrinë për “reagimin e menjihershëm” në hedhjen poshtë të sulmit në orët e hershme të së Diellës, tue thanë se ata kishin fitue “admirimin” e tij, shkruen BBC.

Ai e quejti incidentin nji “sulm terrorist” të kryem nga “mercenarë” dhe tha se forcat e sigurisë po kërkojnë në mënyrë aktive për ata që kishin pshtue. “Na kemi me i nxanë ata,” u zotue ai.