Çka raportuen mediat botnore rreth ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi

Ceremonia e inaugurimit të Thaçit President, ishte subjekt i raportimeve nga mediat ma të mdha botnore, fokusi kryesor i së cilave ishte hedhja e gazit lotësjellës nga ana e opozitës.

Derisa Reuters shkrimin e nisë me titullin “Gazi lotsjellës pengon thirrjen e Thaçit për pajtim” e përditshmja amerikane Washington Post, shkruen se opozita tentoi ndërpremjen e ceremonisë së inaugurimit, por se ceremonia megjithatë ka vazhdue normalisht. Me të njajtin titull asht edhe shkrimi i Daily Mail, ku përshkruhet gjendja politike e viteve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë bllokada politike për shkak të Asocciacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe te hedhja a gazit lotsjellës në senacat e Kuvendit.

Ndërkohë në shkrimin me titull “Thaçi nga udhëheqës i guerrilës në presidencë”, të BBC’s thuhet se për dallim nga Presidentja Jahjaga e cila nuk ishte shumë e njohun për publikun në kohën kur u zgjodh Presidente, Thaçi nuk ka nevojë për prezantim mbasi ka qenë nji prej figurave kyçe të historisë së shtetit të ri.

E derisa mediat ma të ndjekuna botnore rezervohen nga komentimi, nji gja të tillë nuk e ban Sputnik News e Rusisë, e cila e quen Thaçin nji bandit.

“Ish-lideri i UÇK’s Militant Hashim Thaci, u inaugurue në nji ceremoni luksoze, në ceremoni moren pjesë mbi 100 të ftuem nga 50 shtete të botës, përfshi diplomatë të vendeve që e njohin Kosovën, që u nda nga Serbia në viti 2008, Sputnik ju ofron nji analizë të shkurt të ish-banditit i cili u ba president”. shkruen kjo e përditshme Ruse.

Tutje në shkrimin e Sputnik, përshkruhet biografia e Thaçit me theks të veçantë roli në luftën e UÇK’s, dhe raporti i Dick Marty’t për trafikim organesh.

“Inaugurimi i Thaçit me gaz lotsjellës dhe larg publikut,” asht titulli i Tanjug.rs të Serbisë, në shkrim citohet Thaçi tue thanë se mbas gjithë betejës për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës, tash na pret puna për anëtarësim në NATO, OKB dhe BE. Ndërsa Blici i Serbisë shkruen se në Prishtinën e rrethueme nga policia, Thaci u inaugurue President.

Për ceremoninë e parë të inaugurimit të Presidentit në Republikën e Kosovës, shkruejnë edhe Huffington Post, Euro News, ABC News e media të tjera nga bota e rajoni.