Çka thotë ambasadori britanik për nepotizmin në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell asht takue sot me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yahcilar ku kanë folë për emërtimet e pamvaruna publike.

Ambasadori O’Connnell ka thanë se kultura e nepotizmit duhet me përfundue në Kosovë.

“Sot kisha takim të randësishëm me Ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar në lidhje me projektin e financuem nga Ambasada Britanike, për me ndihmue emërimet e pamvaruna publike të bazueme në meritë. Kultura e nepotizmit duhet me përfundue dhe për këtë kërkohet vullnet politik dhe veprim nga Qeveria”, shkruen O’Connell në Facebook.