Çka thotë ‘atentatori’ i Donald Trump për ngjarjen gjatë tubimit zgjedhor (video)

Personi, i cili bani që Donald Trump me u nxjerrë jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thanë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante nji poster që shkruente “Republikanët kundër Trump”.

Njeriu, i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno, i tha “The Guardian” se ai po mbante posterin në nji tubim, kur përkrahësit Trump filluen me sulmue derisa e qitën në tokë.