Çka thotë BBC nëse Haradinaj zgjedhet Kryeministër!

Qytetarët në Kosovë janë tue votue sot në zgjedhje të parakohshme të thirruna muejin e kalueme mbasi Kryeministri Isa Mustafa e humbi votëbesimin në Parlament, shkruen BBC.

Transmetuesi publik britanik shkruen se Qeveria e re në Kosovë do të duhet me luftue papunësinë e naltë, me përmirësue ekonominë dhe me zhvillue marrëdhanie ma të mira me fqinjët.

Ndërkohë, nji fitore e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në këto zgjedhje ka m’u komplikue marrëdhaniet me Serbinë, simbas BBC.

Kjo për shkak se Serbia ka l’shue urdhën arrest ndërkombëtar për arrestimin e tij për gjoja krime lufte.

Perëndimi beson se përfshimja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE asht mënyra ma efektive për me stabilizue rajonin e damtueme nga lufta gjatë viteve 1990’ta, shkruen ma tej transmetuesi britanik.