Çka thotë kryeministri indian për Nanën Terezë?

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka thanë se çdo banor i Indisë duhet me ndje krenar që Nana Tereze asht njoft si shejtore.

Modi ka thanë se pamvarësisht që Nana Terezë nuk asht nga India, ajo i ka kushtue nji jetë të tanë në shërbim të Indisë.

“Nana Terezë i ka kushtue jetën e saj shërbimit ndaj njerëzve të varfër në Indi. Kur nji personi të tillë i asht dhanë shejtnia, asht e natyrshme që indianët të ndihen krenarë”, tha Modi gjatë homazheve në nder të Nanë Terezës.

Në vitin 2009, Nana Terezë u lumnue si “Tereza e Bekueme e Kalkutës”.

Gonxhe Bojaxhiu, emni i vërtetë i Nanës Terezë, mbërrini në Kalkuta të Indisë më 6 Kallnor 1929,