Çka thotë Mustafa për ‘koalicionin’ e mundshëm më Vetëvendosjen! (video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka mbyll mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Në nji konferencë për media, ku edhe prezentoi aderimin e Lumir Abdixhikut në LDK, Mustafa tha se ata tani janë tue i zhvillue punët mbrenda koalicioneve që kanë arritë, mirëpo procesi për Vetëvendosjen mbetet i hapun për me mujt me diskutue për të.

Na sot e kemi Këshillin e Përgjithshëm ku kemi me diskutue pjesën e emnave të LDK’s për deputetë dhe kemi me vendos për emnat e njerëzve tonë, mbasi kemi me i trajtue gjerë e gjatë.

Presim të kemi propozime edhe nga anëtarët e tjerë të koalicionit.

Pastaj, procesi mbetet i hapun që të mund të diskutojmë me Vetëvendosjen.

Mirëpo tash për tash i kemi këto koalicione që i kemi prezentue dhe kemi me punue mbrenda këtyne koalicioneve.