Çka thotë Vetëvendosje për mandatin e EULEX’it!

Lëvizja Vetëvendosje ka reague ne lidhje me vazhdimin e misionit t’EULEX nga Qeveria e vendit, tue konsiderue se me vazhdimin e ketij misioni në Kosovë deri në vitin 2018 asht heq dorë nga drejtësia.
“EULEX’it nuk duhet me ju zgjat jeta sepse prania e tij nuk mund të jetë e dobishme n’asnji rrethanë. Kosova duhet me pushue se trajtuemi nga BE si çashtje e sigurisë në kuadër të menaxhimit të krizave”, thuhet ne reagimin e VV’s.
Simbas Vetëvendosjes misioni i BE’s për sundim të ligjit erdhi në Kosovë me premtimet për luftim të krimit dhe korrupcionit si dhe forcim të sistemit vendor të drejtësisë.

“Asnjana nga këto dy premtime nuk u realizuen ngase qëllimi i vërtetë i EULEX’it asnjiherë nuk ka qenë drejtësia në Kosovë”, thuhet ma tej në reagim.