Çka thotë VV për “tërheqjen” e Kadri Veselit

Mbas deklaratës së kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, se ai asht i gatshëm me heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Vetëvendosje dhe LAA e votojnë nji tjetër kandidat të PAN’it për kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn si të nominuem të saj për kryeministër, ka ardhe reagimi i partisë së Visar Ymerit.

E ka marrë si të kryeme tërheqjen e Kadri Veselit, për çka ka thanë se “ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit”.

Komunikata:

“E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar Kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithëpërfshirës.

Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z. Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë”.