Çka thotë zyra e Kryeministrit për reagimin e Haradinajt me gazetarë

ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë nji konference për media, mbasi u  pyet rreth Demarkacionit me Malin e Zi, nga gazetarët ai nuk asht përgjigj por u ka sugjerue atyne me kry shkollë dhe me lexue ma shumë, sepse simbas tij, nuk po i kuptojnë gjanat.

E simbas nji komunikate për media nga zyra e Kryeministrit, thuhet se Haradinaj ka kërkue vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgja ma shumë.

“Sot mbasdite kemi marrë nji letër nga AGK, e cila nji apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë me qenë ma profesionistë dhe ma të shkolluem, e ka konsiderue si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave.

Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka ba cilësime të pasakta të kësaj natyre.

Kryeministri Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë fillue punën tue qenë ma të hapun se cilado Qeveri e maparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu ka me qenë deri në fund të mandatit.

Transparenca jonë duhet me qenë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktueme po ashtu me qenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Shperndaje në: