Clinton e Trump gati për debatin e fundit

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kanë me u përballë të Mërkurën në Las Vegas në debatin e tretë dhe të fundit presidencial. Clinton vazhdon me kryesue në anketa, prandaj ky debat shihet si mundësia e fundit për Trump për me ndryshue balancën e forcave në këto zgjedhje.

Debati i fundit konsiderohet si nji moment vendimtar për Donald Trumpin, i cili renditet rreth 6 pikë mbas rivales demokrate në anketat e fundit.

Kandidati republikan vazhdon me i paralajmërue përkrahësit se po luftojnë kundër aparatit politik të Clintonëve dhe kundër nji shtypi të politizuem.

“Asht nji sistem i manipuluem, por ne nuk kemi me lejue me vazhdue”.

Pretendimet e Trump janë kundërshtue edhe nga disa republikanë. Kandidati republikan asht hedhë në kundërsulm mbas akuzave të disa grave për sjellje të tij të papërshtatshme me tone seksuale në të kaluemen.

“Këto janë rrena që i përhap media dhe fushata Clinton në përpjekje për me mbajtë nën kontroll këtë vend. Krejt janë të rreme. Janë shpikje, trillime, 100% fabrikime”.

Clinton po pregaditet prej ditësh për debatin. Megjithë polemikat për emailet e saj, ajo asht përpjekë me përqendrue fushatën te propozimet politike:

“Së pari, duhet që ekonomia m’i shërbye mirëqënies së të gjithëve, jo vetëm ma të pasunve. Mundemi me arritë këtë”.