Clinton: Rusia me u hetue për krime lufte në Siri

Regjimi sirian dhe rebelët po përballen ashpër në Aleppo, mbas deshtimit të nji përpjekje të re diplomatike për me i ulë vuejtjet e popullsisë, mbasi Moska bllokoi në OKB nji projekt rezolutë franceze mbi ndërpremjen e bombardimeve.

Gjatë debatit të dytë presidencial amerikan, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, kritikoi rolin e Rusisë në Siri.

Ish-sekretarja e Shtetit gjatë nënpresidencës se Barack Obamas, theksoi se “ajo mbështet përpjekjet për me zhvillue hetime për krime lufte të zhvillueme nga sirianët dhe rusën dhe me i ba me dhanë llogari për këtë”.