Çmenden turqit, e kercënojnë me vdekje ministrin e jashtëm austriak

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurtz po përballet me kercënime mbasi që asht njani nga kritikët ma të mëdhaj të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Rrjetet sociale janë me plot porosi urrejtje nga fansat fanatikë të Erdoganit që fyejnë por edhe kercënojnë ministrin austriak.

“Kush e fut denimin me vdekje mbyll derën drejt BE’s”, ka thanë Kurtz gjatë fundjavës.

Nëpërmes Facebook’ut janë dërgue edhe kërcënime me vdekje ndërsa gjithashtu nji turk ka kercënue ministrin austriak se “ka me goditë me thikë në qafë”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme asht thanë se shërbimi për siguri dhe luftë kundër terrorizmit po heton këto kercënime.

Megjithatë Kurtz nuk ka me lejue me shqetësue këto kercënime dhe ka porosit se kjo asht ba nji përditshmëni me të cilat përballet.