Daci: Loja me Kosovën, papjekuni e liderëve në vend (video)

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikue për papjekuni dhe mungesë guximi liderët politikë dhe deputetët, të cilët po e zvarrisin konstituimin e Kuvendit.
Ndërsa të pamoralshme, ai po e quen dhe kërkesën e Vetëvendosje që koalicioni PAN, me ndërrue kandidatin për Kryetar të Kuvendit, në këtë rast Kadri Veselin me nji kandidat tjetër nga ky koalicion.

“Kjo lojë që po bahet me Kosovën asht papjekuni politike e deputetëve dhe liderëve të partive politike. Asht nji lojë që nuk i ban mirë askush. Befasohem me papjekuninë e liderëve politikë, në radhë të parë, dhe me mungesën e guximit të lirisë të deputetëve që janë zgjedh në Parlament”, ka thanë Daci, në nji bisedë për Ekonomia Online.

 

Shiheni intervistën e plotë:

 

Shperndaje në: