Daka: Vetëvendosje mundet me hy në listën e LDK’s dhe anasjelltas!

Kandidatët e Vetëvendosjes munden me hy në Listën e Koalicionit LDK-AKR, ose anasjelltas. Por, afati për paraqitjen e koalicioneve të përbashkëta ka skadue.

Kështu ka thanë për gazetarët, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Ajo ka thanë se Vetëvendosje ka mundësi me ju bashkue Listës së LDK-AKR, por jo me qenë koalicion parazgjedhor.

“Vetëvendosje mundet me qenë vetëm pjesë e listës”, ka thanë Daka.