Daka vjen me nji kërkesë interesante rreth ballotazhit (video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që t’eleminohet ballotazhi.

“Personalisht konsideroj që ballotazhi në fakt vetëm i jep mundësinë partive politike me ba pazare rreth Komunave dhe asht nji shtesë e kot e kostos së zgjedhjeve lokale, humbje e kohës, sepse na e vonon rezultatin zyrtar për ma tepër se nji muej dhe natyrisht që i gjithe shteti paralizohet derisa të përfundojë dhe ballotazhi.

Për mue personalisht kishte qenë ma e lehtë edhe t’organizohet dhe me qenë ma pak e kushtueshme të kemi vetem nji raund të zgjedhjeve lokale, pra për komuna dhe ai që fiton shumicën, m’u ba kryetar”, tha Daka për Top Chanel.

Simbas Dakës, reforma zgjedhore duhet me nis menjiherë mbas zgjedhjeve të 22 Tetorit, për të cilat ajo nënvizon se janë marrë të gjitha masat për me qenë tanësisht të rregullta dhe rezultatet paraprake me dalë mbrenda mesnatës.