Dalin pamjet: A asht ky personi që e la çantën me eksploziv në metron e Londrës? (video)

Pamjet e CCTV duket se tregojnë njeriun e akuzuem për kryemjen e sulmit të Parsons Green tue ecë përgjatë udhës në mëngjesin e sulmit, me nji qese të ngjashme me atë asht pa në mesin e mbetjeve derisa po kallej.

Nji burrë u kap në kamera tue lanë nji shtëpi në Sunbury-on-Thames, Surrey – e cila asht bastisë nga policia mbas arrestimit të nji 18-vjeçari në 6.50h, vetëm nji orë e gjysë para se ‘bomba me kovë’ shpërtheu dhe plagosi së paku 30 njerëz, transmeton Rrokum.TV prej DailyMail.

I dyshuemi, adoleshent, i cili besohet të jetë nji refugjat irakian, u arrestue në Portin e Dover.

Nji i dyshuem i dytë, 21 vjeç, u arrestue ma vonë në Hounslow./Rrokum.TV

 

Shperndaje në: