Darka e Obama’s në Vietam, birrë e pite

Gjatë vizitës së tij në Hanoi, Barack Obama e hangri nji darkë, mes kamerave me prezantuesin e CNN Anthony Bourdain, në nji nga restorantet ma të famshme vendase në kryeqytet, në “Bun Cha Huong Lien”.

Pamvarësisht se Presidenti amerikan shijonte darkën me nji gotë birre përpara në shoqninë e gazetarit, qinda vetë rrinin jashtë në shi tue e fotografue e xhirue Obaman.

Darka  zgjati për ma shumë se 2 orë.

Kjo ishte vizita e parë e Obamës në Hanoi, të cilën zyrtarët vendas e cilësuen si nji vizitë të ngrohtë në prag të stinës së verës, dhe nji kapitull të ri në marrëdhaniet mes dy vendeve, të cilat dekada ma parë kanë qenë në luftë.

Obama asht Presidenti i tretë amerikan që viziton Vietnamin, që mbas rivendosjes së marrëdhanieve diplomatike në vitin 1995.