De Niro: Me takue Trumpin ja kisha kallxue qejfin!

Aktori Robert De Niro edhe njiherë e ka shprehë antipatinë ndaj kandidatit republikan për president të SHBA’ve, Donald Trump. Në nji video të publikueme ditën e Premte, De Niro thotë se kishte me dëshirue me goditë në ftyrë Donald Trump’in, shkruen Independent.

Video e filmueme si pjesë e fushatës ‘Dil dhe Voto’ asht ba nga Fox News dhe transmetohet në The Kelly File.

‘Ai asht nji idiot i papamë. Ai asht nji qelbësinë, nji qen, nji derr, nji artist i keq. Nji hajvan që nuk e di se çfarë po fol, që nuk i ka ba detyrat e shtëpisë, që nuk ka kujdes, që mendon se shoqnia asht lojë pokeri, që nuk paguen taksat. Ai flet se qysh ka me dëshirue me i goditë njerëzit në ftyrë? Epo, unë kisha dasht me godis atë në ftyrë’ asht shprehë aktori.

Komentete e De Niro ishin aq të forta sa video asht shprenda me mija herë nëpër rrjetet sociale.