Definitive, kjo asht dita kur shpallen rezultatet e zgjedhjeve

Votat e fundit me kusht u numërue sot, me ç’rast u shenue edhe fundi i procesit 17 ditor të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Por, rezultatet përfundimtare të cilat kanë me tregue se kush asht zgjedh deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dalin sot. Siç merr vesh gazetametro.net nga burime mbrenda KQZ’s, rezultatet kanë m’u shpallë nesër.

Kështu, shpallja e rezultateve i hapë rrugë mundësisë për ankesa të partive dhe kandidatëve, dhe e cila zgjat ma së shumti 5 ditë.

Mbas përfundimit të afatit ligjor për ankesa, zgjedhjet edhe mund të certifikohen, tue hap kështu rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më 11 Qershor, por numërimi i tyne zgjati plotë 17 ditë, për shkak të vonesave dhe qinda kutive që shkuen për rinumërim.