Deklarata e Delawie mbas takimit me Haradinajn

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka përfundue takimin me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai në nji prononcim për media ka ba të ditun se me Haradinajn kanë bisedue për çashtjet me të cilat ka me u përballë Qeveria e Kosovës për të ardhmen e vendit.

Delawie asht shprehë se i ka theksue Haradinajt për mbështetjen që ka me vazhdue me pasë Kosova nga SHBA’të.

“Sapo pata nji takim me kryeministrin e ri. I theksova se SHBA ka me vazhdue me mbështetë Kosovën si shtet Sovran, shumëetnik, demokratik, e cila asht e gatshmë me ba paqe me fqijtë e saj. prioritetet tona sa i përket politika mbesin ato që kanë qenë gjatë viteve të kalueme, kanë të bajnë me zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhanieve dhe sigurisë rajonale. I baj thirrje të gjithë udhëheqësve të ri të Kosovës, pa marrë parasysh a janë ministra, deputetë, që t`i vnojnë interesat e shtetit të tyne para të tjerave. Natyrisht që nuk ka kohë për me humbë, bota po ecë përpara dhe Kosova duhet me ecë përpara me sigurue që me i marrë vendimet e randësishme për m`u sigurue se asht në rrugëtimin euroatlantik”, asht shprehë Delawie.

Shperndaje në: