Deklarata e Papës për martirët e lumnuem shqiptarë

Martirët e lumnuem të Shtunën në Shkodër kanë nxaë vend në predikimin e Papa Francescot gjatë meshës të së Diellës, ku Ati i Shejtë i citoi si nji rast vetëfjilimi sublim në emën të besimit të tyne.

Këta njerëz, – tha lideri i Kishës Katolike, – pranuen torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë”.

“Dje në Shkodër të Shqipnisë u lumnuen 38 martirë: dy peshkopë, priftërij të shumtë, nji seminariste e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që e dominoi gjatë atë vend shekullin e kaluem. Ata preferuen me vuejt burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës. Shembulli i tyne na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që ruen në momentet e vështirësisë e që frymëzon qëndrime mirësie, falje dhe paqe”, tha Papa Francesco, transmeton tch.