Deklaratë e bujshme e Haradinajt: Kemi pasë 61 vota për me zgjedhë kryeparlamentarin, por…

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, në RTK, deklaroi se kanë pase nji konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtue në masën e mjaftueshme, sepse nuk ishte për Qeveri.

“Pra, me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për me propozue kryeparlamentarin asht vetëm e PAN’it dhe mendoj se VV e LDK, kanë hy gabim në këtë krizë. Asht e kuptueshjme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai.

Simbas tij, sado që e vonojnë PAN’in, prapë do humbin kohë, sepse vetëm PAN mundet me propozue kryeparlamentarin dhe se vota vetëm asht simbolike, sepse kjo asht e parapame.