Deklaratë tjetër “bombë” e Draskovic për Kosovën

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe, Vuk Draskovic, po e mbështet thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vucic për dialog të mbrendshëm për Kosovën, mbasi simbas tij, vetëm me dialog mundet me u arrite zgjidhje.

Draskovi ka propozue të ketë vetëm njohje formale të pamvarësisë së Kosovës derisa të pranohen të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit.

“Na e kemi të drejtën për mos me njofte pamvarësinë e Kosovës, por nuk kemi të drejtë ta hipnotizojmë popullin me rrena se Kosova nuk asht e pamvarun dhe e kemi fitue në 1999. Me këtë na keni me transformue Serbinë në nji peng të keqkuptimeve dhe miteve të Kosovës”, asht shprehe Draskovic per telegrafin serb.