Delawie e ka nji kërkesë për partitë para se t’i përfundojnë listat për deputetë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkue nga subjektet politike, të cilat kanë m’i paraqitë sot listat e kandidatëve për deputetë, që mos me u lejue që pjesë e tyne me qenë njerëzit me aktakuza për korrupcion.

Ai gjatë nji vizite që i ka ba Komisionin Qendror Zgjedhor ka thanë se nuk dëshiron me pa në lista njerëz, ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupcion.

Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ, Valdete Daka, ju ka ba thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.