Delawie e vizitoi Ministrin e ri, ky asht mesazhi për FSK’n

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie, gjatë ditës së sotme vizitoi Ministrin e ri të FSK’s, Rrustem Berishën.
Delawie gjatë takimit me Ministrin Berisha shprehi gatishmëninë  për me vazhdue bashkëpunimin edhe në t’ardhmen tue theksue se ambasada e SHBA’ve mirëpret gatishmëninë për me vazhdue këtë bashkëpunim  për me shtue dhe forcue kapacitetet e FSK’s.
Ai theksoi se transformimi i FSK’s në FAK duhet m’u ba tue u bazue në ndryshimet kushtetuese.

“Ne e përkrahim transformimin e FSK’s në FAK të bazue në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se  ky proces duhet të jetë gjithëpërfshimës  për të gjithë komunitetet dhe me i kontribue stabilitetit rajonal”, theksoi Delawie.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA’të  kanë dhanë  për Ministrinë dhe FSK’n, tue theksue se ai ka me punue edhe ma shumë për me thellue këtë bashkëpunim.

Ministri theksoi se ka me përcjellë  mesazhin e qartë dhe të hapun të komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK’u  nuk do të jetë i orientuem kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

 

Shperndaje në: