Delawie: Kosova, sot e ka shansin me dhanë testin e demokracisë

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie ka vizitue para pak minutash qendrën e votimit në shkollën fillore Ismal Qemali në Prishtinë.

Tha se Kosova mundet me i kallxue Ballkanit dhe botës se si duhet me mbyll nji proces zgjedhor.

“Kosova ka me qenë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitorueme mirë”, ka thanë Delawie.

Simbas ambasadorit, janë katër ekipe të ambasadës amerikane që po e përcjellin procesin nëpër gjithë Kosovën. Në këtë shkollë Delawie u prit edhe nga Kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka.