Demarkacioni ka me çue Haradinajn në Mal të Zi

Kryeministri Ramush Haradinajn vizitën e parë jashtë shtetit ka me realizue në Tiranë dhe më pas pritet me vizitue Podgoricën, ku me autoritet shtetnore atje ka me diskutue çashtjen e demarkacionit të kufinit mes dy vendeve.

Pala kosovare shpreson që kjo marrëveshje mund të rinegociohet, përderisa ajo malazeze e sheh si kapitull të mbyllun.

Haradinaj së shpejti pritet me vizitue Malin e Zi, ku me zyrtarët shtetnorë në Podgoricë do të mundohet me “sqarue” çashtjen e demarkacionit mes dy vendeve. Kjo njiherësh ka me qenë ndër vizitat e para të shefit të Qeverisë kosovare jashtë shtetit, mbasi që ka qenë pikërisht ai që e ka kundërshtue Marrëveshjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruem dy vjet ma parë në Vjenë.

Haradinaj sa ishte në opozitë pretendonte se me këtë Marrëveshje të Demarkacionit Kosova i humb 8200 hektarë tokë, përderisa kufini i Kosovës, simbas tij, do të duhej me qenë në Çakorr, shkruen Zëri.

 

Shperndaje në: